Talentët shqiptarë nuk mungojnë në Evropë, i tillë është Gani Rushiti nga Kopanica e Tetovës

KohaNews

Futbollistët shqiptarë nëpër Evropë në dhjetëvjeçarin e fundit patën paraqitje të shkëlqyer në klube të ndryshme respektivisht edhe në reprezentacione duke qenë fillestar në formacionet bazë, siç është Zvicra dhe Gjermania.

Duke patur këtë rritje të futbollistëve shqiptarë i atillë është edhe fati i vogëlushit Gani Rushiti i lindur me datë 13.10.2011 që aktualisht është pjesë e skuadrës së Tennis Borussia Berlin, ndërkaq me prejardhje është nga Kopanica e Tetovës.

Në një bisedë për portalin “KohaNeës” Arben Rushiti, babi i futbollistit Gani Rushiti, shprehet se shtytës kryesor që djaloshi i tij të jetë në futboll ka qenë vetë talenti.

“E vërtet se shumë shqiptarë janë të kyçur në mënyrë aktive në futboll dhe sporte tjera duke treguar rezultate të lakmueshme. Ganiu ka talent për futboll dhe është i dashuruar pas këtij sporti andaj dhe vendosi të stërvitet me sportin më të popullarizuar në botë. Luan në rolin e mesfushorit. Deri më tani ka qenë standard duke qenë treguar lojëra të mira për shkak të teknikës që posedon. Ka fituar zemrat e trajnerit dhe bashkëlojëtarëve. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe në të ardhmen duke tejkaluar sukseset e futbollistëve shqiptarë deri më tani me çka do të na bëjë krenar dhe neve si shqiptarë,” u shprehë Arben Rushiti.

I vogël në moshë por Ganiu me plotë gojë tha se dëshiron të vazhdojë me karrierën në futboll.

“Dua të vazhdoj, të punoj, të stërvitëm dhe të bëhem një lojtar i mirë. Tani jam duke punuar me bashkëlojtarët e mi dhe pres që të zhvillohem në një futbollist të madh me ndihmën e të gjithëve,” u shprehë Rushiti.

Next Post

Funksionarja e Aleancës publikon një “bombë” për BDI-në, 16 anëtarë të një familje…

Denoncohet nepotizmi në Komunën e Gostivarit,16 antarë të një familje të punsuar në një shkollë Në vijim ju sjellim të dhëna me emra dhe mbiemra 1.Me ndikim të Deputetes Mirsada Asani burri i sajë Ibrahim Asani emerohet Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike në Gostivarë, por nuk perfundon me kaq, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: