Taravari nderon klubin e kik boksit që rrëmbeu 17 medalje në kampionatin shtetëror

vull

Kryetari i Komunës së Gostivarit ,Arben Taravari i ka pritur sot për ti nderuar anëtarët e klubit të kik boksit “Sen Sei” nga Gostivari, të cilët në Kampionatin Shetëtror që u mbajt me datën 20 të këtij muaji në Shkup, arritën të marrin 17 medalje.
“Sot pata nderin që të vlersoi me medaljen e “Mirënjohjes” Klubin e Kik boksit Sen Sei nga Gostivari, i cili ka aritur të rrëmbejë 17 medalje në Kampionatin Shteterorë qe u zhvillua me 20.04 në Shkup në disiplinën e kik boksit.
Kjo është një medalje që e japim për të gjithë ata që i sjellin nder qytetit tonë. Klubi Sen Sei na ka sjellë shumë nder, dhe unë ju falenderojë shumë për këtë nder që na keni sjellë. Fakti që Gostivari po përjeton një rilindje të sportit, me bën të ndihem shumë mirë”, është shprehur Taravari.
Ai më tej ka theksuar se një qytet me të rinj që merren me sport është qytet më i shëndetshëm, e mbi të gjitha një qytet i mbushur me qytetarë që respektojnë rregullat.
“Kështu që, edhe për medaljet që keni fituar, edhe për krenarinë, por edhe për punën fantastike, ju jam shumë mirënjohës dhe u’a jap këtë në emër të qytetit të Gostivarit”, ka vlerësuar Taravari

Next Post

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqësisht politika vazhdon ti fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi. Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga […]

Subscribe US Now