Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve

vull

Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022.

Next Post

Visar Ganiu : Sot shpalosëm tabelën me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla”

Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe njëherësh e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deputeten e zonës nga radhët e BDI-së, Merita Koxhaxhiku, nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: