U-17 / Shqipëria dy miqësore me Bosnje Hercegovinën

vull

Kombëtarja e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në 13 dhe 15 Gusht kundër bashkëmoshatarëve të tyre nga Bosnja Hercegovina. Kuqezinjtë do të masin forcën e tyre përballë rivalëve ballkanas për të testuar dhe kolauduar skuadrën me fokus eliminatoret e muajit nëntor ku do të përballen me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë që është pritëse e kompeticionit.

Shqipëria U-17 do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës më datë 9 Gusht ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnje Hercegovinë, ku do të akomodohen në Zenicë, në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbolli, Zenice Training Center. Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnja ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të muajit nëntor ku do të përballen si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 Gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 Gusht në orën 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri por dhe element që vijnë nga jasht. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për tu bashkuar me kuqezinjtë.

Next Post

BE mirëpriti marrëveshjen për formimin e Këshillit të Ministrave të BH

Bashkimi Evropian mirëpriti marrëveshjen për formimin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës. Bashkimi Evropian beson se marrëveshja midis udhëheqësve politikë të BH është thelbësore për përparimin e vendit në procesin e integrimit në BE, transmeton KohaNews. Një zëdhënëse e BE vuri në dukje se marrëveshja u arrit përmes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: