U-18 / Shqipëria barazon me Maqedoninë e Veriut

vull

Shqipëria e 18 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka barazuar 2-2 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit.

18 vjeçarët kuqezinj kanë zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Ceka; Murati; Pruti; Kuci; Ismaili; Zahi; Pusi; Sulollari; Mema; Gaxhia; Zaimi. Në pjesën e parë u luajt një futboll i hapur, me një lojë shumë të mirë të kuqezinjve që edhe falë mbështetjes së publikut arritën të kalojnë në avantazh me anë të Muratit. Me këtë gol nga mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës u mbyll dhe fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë u kryen shumë zëvëndësime nga trajneri Dede, që aktivizoi Hasanagollin, Stafën, Musain, Gjumsin, Cahanin dhe Memushajn. Në minutën e 70-të miqtë arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të numrit 7 Behar Feta. I menjëhershëm reagimi i Shqipërisë që 5 minuta më pas fiton një penallti që shndërrohet në gol nga Henri Sulovari. Lojë e hapur nga të dy skuadrat që rrezikojnë në portat respektive, por maqedonasit tregohen më të saktë dhe arrijnë të barazojnë në minutën e 80-të me anë të Maksikov. Kuqezinjtë kanë kërkuar me ngulm golin e fitores por nuk arrijnë ta shënojnë, duke e mbyllur këtë takim me rezultatin 2-2.

Ditën e enjte do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore, përsëri në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhit, duke filluar nga ora 13:00. Hyrja për tifozët është falas.

Next Post

Kryetari Ilazi takon përfaqësues të Klubit të motoristëve kaçanikas

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, takoi Kryetarin e Klubit “ Motorcross Kaçaniku” Artan Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupi. Kryetari i Klubit të motoristëve Spahiu, e njoftoi Kryetarin Ilazi për motometingun e pestë tradicional që organizohet nga ky klub, duke e ftuar njëkohësisht për përcjellje […]

Subscribe US Now