Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

U arrestua Conor McGregor, luftëtari i famshëm MMA

1 min read

Conor McGregor, një luftëtar irlandez MMA, është arrestuar dhe makina e tij është sekuestruar për drejtim të rrezikshëm.

Sipas portalit Irish Independent, McGregor u ndalua teksa ngiste Bentley Continental-in e tij për shkak se kreu disa shkelje gjatë vozitjes.

Pas ndalimit ndaj tij është ngritur procedurë e rrezikshme për drejtim mjeti.

“Z. McGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur policia e ndaloi për shkelje të rregullave të trafikut. “Ai kaloi testet e drogës dhe alkoolit, pas së cilës u transferua në stacion”, tha zëdhënësja e Connor, Karen Kessler.

Kjo nuk është hera e parë që McGregor futet në telashe për drejtimin e automjetit, pasi humbi patentën në vitin 2018 për shkak se voziti 154 kilometra në orë në një zonë ku lejohen 100.

Luftëtari irlandez po rikuperohet në vendlindje pas një thyerje të këmbës që pësoi gjatë meçit me Dustin Porrier dhe rikthimi i tij në ring pritet në fund të vitit 2022.