U përurua stadiumi me bari sintetik në Boka të Prizrenit

vull

Sot në Boka të Prizrenit është bërë përurimi i stadiumit me bari sintetik. Në inaugurimin e këtij stadiumi ishin të pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ministri në detyrë i sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kësisoj, projektet e përbashkëta ndërmjet FFK-së, Ministrisë dhe Komunave po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen as në vazhdim. I gjithë ky investim bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve të infrastrukturës për të rinjtë dhe për të ardhmen e futbollit. Presidenti i FFK-së me këtë rast përgëzoi të gjithë banorët e kësaj ane për këtë fushë dhe theksoi se fokusi i tij dhe i KE të FFK-së është që në të gjitha regjionet të ketë terrene të tilla.

“Projektet e infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën nuk po ndalen. Jam i lumtur që kam hasur në mirëkuptim sidomos te ministri Gashi në përmirësimin e kushteve në infrastrukturën e futbollit dhe që të rinjve po u krijojmë kushte për ta shfaqur talentin e tyre në futboll”, tha presidenti Ademi.

Ndërkaq, ministri në detyrë Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit theksuan se ky stadium do t’i ndihmojë të rinjtë e kësaj ane për ta zhvilluar talentin e tyre.

Next Post

Kërkohen mësues të gjuhës shqipe në Zvicër

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2019/2020 në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shtetit për Diasporën i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: