United kontaktoi Inzaghin, a po mëson tashmë anglisht?

vull

Manchester United tashmë ka kontaktuar me trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, si kandidat për postin e menaxherit të përhershëm, por konkurrencën e kanë në Atletico Madrid, pohon gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

Kampioni aktual në Itali, Inter ka një gjysmë sezon mbresëlënës nën drejtimin e trajnerit të ri Inzaghi, i cili erdhi nga Lazio dhe i çoi në fazën eliminatore të Champions League për herë të parë që nga viti 2012. Inzaghi, 45 vjeç, ka filluar tashmë një “kurs intensiv të anglishtes” sepse ai ka plane të jetë trajner jashtë Italisë, pretendon Corriere.

Sipas gazetës, menaxheri i United, Ralph Rangnick, i cili do të mbetet si konsulent në skuadër në fund të sezonit, e ka identifikuar Inzaghin si një nga kandidatët kryesorë për postin e përhershëm, pavarësisht dëshirës së vjetër për Mauricio Pochettino.

Next Post

Revoltohen drejtuesit e mjeteve: Pse nuk merren masa për rrugën nacionale Klos-Bulqizë

Mosmarrja e masave për riparimin e një pjese rruge të dëmtuar rëndë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, ka revoltuar drejtuesit e automjeteve që e përdorin segmentin nacional Klos – Bulqizë. Prishja e rrugës këtu është bërë vazhdimisht problem mediatik, por nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë […]

Subscribe US Now