Deklarata e Jürgen Klop për ndikimin e Camp Nou ka shkaktuar shumë reagime publike, prandaj për këtë shkak ka reguar shpejt edhe Barcelona përmes llogarisë zyrtare të Tëitter, duke theksuar rëndësinë e tyre për stadiumin që gjermanët e karakterizuan si një fushë të thjesht, transmeton KohaNews.
Theksi që Camp Nou nuk është një tempull i futbollit ishte një temë kryesore dhe në një konferencë shtypi të mbajtur nga Ernesto Valverde, por si zakonisht, trajneri i Barcelonës u përpoq të qetësonte gjakrat para fjalimit që mbajti me gazetarët.
“- Tifozët në Camp Nou ishin kyc për ne kohëve të fundit, kemi pasur frekuentimin e vazhdueshëm të mbi 90.000 tifozëve dhe kjo ndihej. Ne e ndjejm dhe këtë e ndjen edhe rivalët tanë. Ne shpresojmë që nesër do të kemi mbështetje të. Mendoj se fjalët e Klop nuk kishin për qëllim të bënin një dramë të madhe rreth stadiumit. Pas të gjitha, kjo është një fushë futbolli me dy gola, dhe në të luajn 22 lojtarë që përpiqen të japin një gol,” – tha Valverde./KohaNews