Vëllazërimi i Kërçovës do të kërkoj tre pikë në Ohër

vull

Ekipi i Vëllazërimit do te hap sezonin vjeshtore te ligës se dyte perëndim si mysafir edhe atë do te përballet me ekipin e Ohrid ne Ohër.

 

Ne lidhje për takimin e nesërm Trajneri Nazmi Ajdini tregoi qe ekipi është gati për takimin nesër, ndonëse na pret një transferte e vështirë ekipi do te beje te pamundurën qe nga Ohri te kthehet me rezultat pozitiv.

Sa i  përket lëndimeve dhe suspendimeve nesër për shkak te suspendimit do te mungoj Mergim Dani, një mungesë e rëndësishme padyshim por me grupin e futbollisteve qe posedojmë shpresoj qe te mbulojmë mungesën, potencoi Nazmi Ajdini.

Rrethe gjendjes se ekipit, përgatitjet pre sezonin e ri dhe për takimin nesër kapiteni Abdulla Sejdini shprehet :

Edhe përkundër faktit që përgatitjet i kemi filluar me vonesë prapë se prapë kemi bërë një fazë përgatitore kryesisht të mirë dhe të suksesshme, dhe ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që nuk kemi pasur dëmtime nga gjitha ndeshjet miqësore të zhvilluara.

Mendoj që fillimi i kampionatit do të jetë pak i vështir sepse kryesisht jemi një ekip i ri por shpresojmë që me kualitetin që kemi brenda ekipit të paraqitemi si kundërshtar i denjë për gjitha ekipet tjera.

Sa i takon ndeshjes së nesërme në Ohër, mendoj që jemi të përgatitur maksimalisht për ta filluar këtë kampionat me fitore. Edhe pse kundërshtari është anëtarë i ri në këtë kampionat dhe se ndoshta motivimi do të jetë më i madh te ato, prapë se prapë Vëllazërimi ka ekip të gatshëm që nga Ohri të kthehet me rezultat pozitiv.

Ndeshja do te luhet ne stadiumin Biljani Izvori ne Ohër dhe do te filloj ne ora 17 – 00

Next Post

Përfundoi në kohë rekord rekonstruimi i njërës pjesë të bulevardit "Krste Misirkov" në Bit Pazar

Status i Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu: Në orët e vona të mbrëmjes përfundoi rekonstruimi i njërës anë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar.   Shprehim faleminderimin tonë ndaj Qytetit të Shkupit dhe mirënjohje për punën e palodhshme të Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” që respektuan kërkesën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: