Vexhi Islami nga Tetova, bëhet pjesë e akademisë së futbollit të FC. St. Gallen

vull

Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Tarashaj! Këto emra nuk janë të njerëzve të rëndomt, por janë emra të futbollistëve shqiptarë që kanë qenë dhe janë reprezentues të Zvicrës.


Për shqiptarët në çdo cep të botës ishte krenari kur dëgjohej nga zëri komentuesve që Xhaka e Shaqiri me shokë shënuan gol ndaj kundërshtarëve dhe me theks të veçantë kur në gjuhë të ndryshme thuhej se janë me kombësi shqiptare.

Shqiptarët në Zvicër nuk kanë të ndalur siç thotë populli ‘sebep’ për me u bë diçka dihet me pas, e pikërisht janë këto emra të lartpërmendur që prindërit I motivojnë që fëmijët e tyre në Zvicër të merren me sport e një ndër to që sot ka patur sukses është edhe futbollisti Vexhi Islami që ekskluzivisht në një bisedë për “KohaNews” rrëfen tregimin babai i futbollistit Besar Islami.

“Për çdo prind kur fëmija arrin rezultate, është një krenari e veçantë sidomos kur je në vend  të huaj. Ashtu siç për mua është kujdesur prindi im që unë të arrij në jetë e me gjithë mundin e dhënë nga ana e tij edhe pse kemi ardhur në mërgim këshillat e tij nuk ndalen.  Djali im  Vexhiu karrierën e tij futbollistike e ka nisur që në moshën 5 vjecare ka lindur me 14 qershor të vitit 2010.

Kohë më parë u mbajt një kamp  ku bëhej përzgjedhja e futbollistëve të rinj nga ana a FC St.Gallen, gjegjësisht kush prej futbollistëve kalonte parametrat e trajnerëve që do ti vëzhgonin do të kalonte zyrtarisht në këtë klub.

Ka qenë kënaqësi e madhe kur dëgjova se në mesin e 200 futbollstive ku prej tyre 17 janë bërë pjesë e Fc.St Gallen figuron edhe emri i djalit tim gjegjësisht i vetmi shqiptarë.  Pas përzgjedhjes  që u bë u thirr që ti marr teshat e nevojshme sportive, bëri kontrollet mjekësore dhe tani më ai është zyrtarisht pjesë e këtij klubi. Nuk do të them shumë fjal, vec se  të punoj, ti prij fati dhe një ditë po deshi Zoti të na përfaqësoj në klube më të mëdha në Evropë,” u shprehë  Besar Islami.

Next Post

Ahmeti nga Zhelina: Kundërshtarët të heqin paragjykimet, kërkojmë hisen tonë

Shtabi Qendror  Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, mbrëmë ka qëndruar para banorëve të Komunës së Zhelinës ku me fjalimet e tyre janë paraqitur, kandidati për kryeministër z. Naser Ziberi, kandidati për deputet  z.Bedri Fazliu si dhe kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti. Para banorëve të Komunës së Zhelinës, kryetari i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: