Xhek Paskali: Boksi më ka mësuar të zgjedh rrugën e vështirë në jetë

Kohanews Admin

I ri në moshë, por deri më sot shumë suksese në ndeshjet e tij. Xhek Paskali, krahas boksit merret edhe me biznes në patundshmëri. Ai vjen në një bisedë për gazetën KOHA duke treguar eksperiencën e sukseseve të tij.

Nëse do të bënim një rezyme të ngjarjeve, a mund t’i thoni sukseset më të mëdha të arritura gjatë periudhës së fundit, me të cilat krenoheni pafundësisht?

Sukseset janë shumë, 200 ndeshje amator 90% të fituara, 6 ndeshje profesionist, 5 të fituara dhe një barazim. Tituj kampion Shqipëri 2010 75kg, kampion në Gjermani 2017 81kg, chemipokal kampion 75kg, kampion europian 75kg 2015.


Si një sportist, cilat lloje të roleve ju japin më shumë kënaqësi?

Secilën ndeshje e marrë me shumë rëndësi dhe nuk e nënvlerësoj asnjëherë kundërshtarin.

Gjatë karrierës suaj jeni ndeshur në skena të ndryshme, cili nga sportistët shqiptarë kanë pasur ndikim më të madh tek ju?

Vetja ime Xhek Paskali është ndikimi më i madh.

Megjithatë, gjatë karrierës njeriu pëson rënie dhe ngritje. Ju, a përjetuat ndonjë ngjarje e cila gati sa ju detyroi të largoheshit nga sporti, apo përherë keni depërtuar pa asnjë vështirësi dhe suksesi ka qenë përherë i garantuar?

Cila është ndeshja që e bën shumë të fortë karakterin tuaj?

Përgjegjësi, boksi më ka formuar shumë karakterin dhe personalitetin, boksi më ka mësuar të zgjedh rrugën e vështirë në jetë, kjo gjë më ka sjellë më shumë sukses dhe pasuri.


Cila ndeshje ju solli fat në karrierë?

Mbas 100 ndeshje boksi unë fillova të formohem si një boksier i vërtetë, atëherë u mësua trupi, truri dhe psikika.

Impenjimet tuaja profesionale nuk ju kanë lejuar të kaloni shumë kohë në shtëpi. Sa ju munguar jeta familjare?

Të gjitha ndeshjet si erdhën mbrapa me sollën shumë eksperiencë që nuk ka stërvitje të zgjedh.

 E shihni veten baba ndonjë ditë?

Po patjetër, mezi po e pres. Si boksier lëviz gjithë kohën nëpër botë, kjo bëhet normale dhe mësohesh.

Si mund të jetë jeta përkrah një sportisti si Xhek?

Me një person të zgjuar edhe të aftë nuk më pëlqejnë njerëzit e paaftë, duhet gjithmonë zgjidhje e lumtur dhe pozitive.

A jeni fans i muzikës?

Më pëlqen shumë muzika, sidomos këngëtarët shqiptarw që bëjnë muzikë të bukur.

Cili është komplimenti më i bukur që ju kanë bërë deri më tani?

Xhek, ti je komplet ndryshe si njerëzit e tjerë.


Jeni në lidhje?

Po, jam në lidhje me një femër shumë të fortë në çdo aspekt të jetës.

 Si do kishe dashur të ju pret në shtëpi e dashura?

Ashtu që më pret mua tani gjithmonë kur hap derën e shtëpisë më hidhet në qafë edhe më puth edhe më jep dashuri.

Po na thuaj si mund të jetohet brenda shtëpisë së një boksier?

Me mua jeton në një Penthouse mes qytetit, se më pëlqen shumë luksi. Edhe do mësosh shumë nga mua se në 8 orë në ditë mësoj. Systeme, Businese të ndryshme edhe lexoj shumë libra.

Sa është e vështirë të arrihet balanca mes familjes dhe karrierës?

Familja ime krenohet me mua dhe më përkrahin sa kanë mundësi.


A ekziston ndonjë aktivitet tjetër, përveç boksit, ku ju e shprehni potencialin tuaj?

Aktiviteti ime tjetër i preferuar është inteligjenca financiare. Jam bërë shumë i aftë merem me apartamentet e mija që i jap me qera, ose i shes direkt. Tani jam duke hapur një firmë në Gjermani ku blihet shit-blerje e patundshmërive.

Aktualisht, jeni duke realizuar ndonjë befasi apo i keni dhënë vetes pushim për pak kohë?

Befasia është që dua të futem prapë në ring të ndeshem me boksierë edhe të bëj entertaining. Pastaj firmën time ta çoj deri në vitin 2023 në 5 milionë euro fitim.

Next Post

Ali Ahmeti: Zgjedhjet e lira janë pasqyra e nivelit të demokracisë së vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka shfrytëzuar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021, në vendlindjen e tij në fshatin Zajaz të komunës së Kërçovës. Kreu i BDI-së Ahmeti ka apeluar deri te të gjithë qytetarët që të dalin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: