Zaev në “Sportistët e vitit”: Sportistet dhe sportistët në Qeveri kanë partner për sigurimin e kushteve për suksese të larta sportive

vull

Mbrëmë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori pjesë në ngjarjen “Sportistët më të mirë të vitit 2020”, organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, e udhëhequr nga drejtori Naumçe Mojsovski.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev i uroi sportistët dhe sportistet për të gjitha arritjet dhe mirënjohjet duke treguar se në të duhet të shohin si mik i sinqertë që do ta mbështesë sportin.

“Krahas mjeteve ekzistuese financiare të cilat federatat dhe sporti i marrin nga Agjencia për Rini dhe Sport, Qeveria siguroi mundësi për 10 milionë euro shtesë për zhvillimin e sportit të vendit përmes sistem të vauçerit të modifikuar dhe të përshtatur.

Vauçerët u bënë masë sistematike dhe çdo vit rritet interesi për këtë mënyrë të mbështetjes së sportistëve. Dallimet flasin vetë: Në vitin 2020 677 kompani kanë dhuruar 547,7 denarë, për dallim nga viti 2019 kur 639 firma kanë dhuruar 492,9 milionë”,deklaroi Zaev.

Ai theksoi se do të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet edhe stazhi i sportistëve. Po vendoset barazi gjinore në sport me pretendim të rritet numri i grave në organet për menaxhim në organizatat e sportit, duke filluar prej së paku 30% në vitin 2020, deri në 50% në vitin 2024.

Në vazhdim jua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Të nderuar sportistë dhe sportiste, të nderuar punonjës të sportit, të nderuar mysafirë,

Në fillim më lejoni që të gjithë fituesve të mirënjohjeve të larta në kuadër të manifestimit “Sportistë dhe sportiste të vitit”, t’u uroj për këto mirënjohje të rëndësishme dhe t’u uroj edhe shumë suksese në sport dhe në plan personal.

Dita e sotme është dita e juaj dhe ditë kur të gjithë ne ua shprehim respektin e duhur për sukseset tuaja me të cilat na gëzoni dhe na bëni krenar. Sukseset tuaja në fushat e sportit në ndeshjet e mëdha njëkohësisht janë porosi për të gjithë ne. Porosi për unifikim, për nxitje dhe për inkurajim sepse ju jeni shembull se fitoret janë të mundshme.

Dua t’u bind se pjesëmarrja ime në këtë solemnitet tuaj nuk është çështje protokolli. Dua t’u bind se në Qeveri dhe në mua mund të shihni si një mik të sinqertë dhe se pjesëmarrja ime në këtë ngjarje solemne është që t’ua konfirmoj përcaktimin e Qeverisë aktuale që nga viti 2017, se bashkë me ju bëjmë gjithçka që nevojitet që sporti të jetë në duart e sportisteve dhe sportistëve.

Këtë vit shpallja e sportistëve dhe sportisteve organizohet nën hijen e pandemisë me COVID-19. Për shkak të natyrës së virusit të parët të goditura ishin ngjarjet sportive dhe numër i madh i tyre u anuluan.

Kërcënimet nga virusi ende ekzistojnë, por frymën e sportit asgjë nuk mund ta thejë dhe bota po i bën të gjitha përpjekjet e nevojshme që sallat e sportit përsëri të mbushen me publik dhe me sportistë të cilët gjithmonë do të përpiqen për fitore dhe do t’i lartësojnë vlerat e sportit.

Edhe në kushte të tilla Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk u dorëzua nga përcaktimi i saj strategjik që ta mbështesë sportin me rritje të vazhdueshme të mjeteve financiare dhe ti garantojmë dhe ti mbrojmë kushtet për pavarësinë dhe zhvillimin e tyre.

Krahas mjeteve ekzistuese financiare të cilat federatat dhe sporti i marrin nga Agjencia për Rini dhe Sport, Qeveria siguroi mundësi për 10 milionë euro shtesë për zhvillimin e sportit të vendit përmes sistem të vauçerëve të modifikuar dhe të përshtatur.

Vauçerët u bënë masë sistematike dhe çdo vit rritet interesi për këtë mënyrë të mbështetjes së sportistëve. flasin vetë: Në vitin 2020 677 kompani kanë dhuruar 547,7 denarë, për dallim nga viti 2019 kur 639 firma kanë dhuruar 492,9 milionë.

Kjo do të thotë se vitin e kaluar realizimi i vauçerëve edhe se në kohë të COVID-19, është i lartë 89%.

Kjo na jep të drejtë të konstatojmë se kjo është masë e vërtetë dhe se me të vërtetë po shfrytëzohet në sport dhe arrin në shfrytëzuesit e fundit – federatat nacionale të sportit, klubet dhe sportistët.

Mbështetjen sistematike që e marrin subjektet e sportit në këtë mënyrë është kyçe për realizimin e rezultateve të larta për jetë dinjitoze dhe kushte për pushte për punë të të gjithë sportistëve dhe sportisteve, profesionalisht dhe në mënyrë rekreative.

Me këtë sistem të shpërndarjes e rrisim motivimin dhe interesin për sponzorimit të subjekteve ekonomike në sport.

Të nderuar përfaqësues të sportit në vendin tonë,

Kam kënaqësinë të jem drejtuesi i pushtetit ekzekutiv, i cila ka një motiv të palëkundur për mbështetje të fuqishme të sportit për sigurimin e vazhdueshëm të kushteve për mundësi cilësore sportive dhe për bashkëpunim partneriteriteti me të gjitha federatat, institucionet dhe organizatat përkatëse të sportit.

Njoftoj se me rimëkëmbjen e ekonomisë në post-kovid periudhën, kjo mbështetje do të rritet për të krijuar kushte për suksese edhe më të mëdha sportive në të cilat të gjithë do të gëzohemi.

Çdo fitore e re, çdo sukses i ri sportiv të secilit prej ju është motivim i rritur për interes në sport të të gjithë të rinjve tanë.

Numri i rritur i qytetarëve dhe të rinjve që janë pjesë e sportit, numri i madh i kuadrove eksperte sportive, arritja e rezultateve të larta dhe afirmimi i sportit të lartë, numri i rritur i grave në sport, të gjitha këto janë indikatorë që nxisin politika për infrastrukturë sportive cilësore, për përmirësimin e statusit të sportisteve, sportistëve dhe punonjësve të sportit.

Me afirmimin e olimpizmit dhe me zero partizim në sport, të gjitha këto janë tregues që na japin të drejtë ta realizojmë qëllimin, shuma e mjeteve financiare nga vauçerët të rritet deri në 15 milionë euro deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie.

Do të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet stazhi i sportistëve. Po vendoset barazi gjinore në sport me pretendim të rritet numri i grave në organet për menaxhim në organizatat e sportit, duke filluar prej së paku 30% në vitin 2020, deri në 50% në vitin 2024.

Federatat që marrin mjete financiare nga buxheti i shtetit duhet të sigurojnë funksionimin e sportit të meshkujve dhe të femrave, gjegjësisht klube sportive dhe reprezentacione femërore dhe mashkullore.

Në fund, më lejoni që të gjithë sportisteve dhe sportistëve, fituesve të kësaj mirënjohje të lartë, t’u shpreh urimet e mia dhe të Qeverisë për arritjet e tashme dhe të ardhshme. Keni partner sporti në mua si Kryeministër dhe në Qeveri për fer-plej në shoqëri në të cilën i meritoni shanset tuaja. Sporti unifikon dhe bashkon dhe prandaj bashkë të shkojmë në fitore në të gjitha sfidat e ardhshme sportive”.

Next Post

Një tetovar u sanksionua pasi ngiste një "BMW" në autostradë me 300 km / orë

Dje (18.02.2021) oficerët e policisë në Stacionin Policor Tetovë për Siguri në Trafikun Rrugor zbuluan dhe sanksionuan 24-vjeçarin B.J. nga Tetova, i cili ishte duke drejtuar mjetin motorik “BMW”, me targa të Tetovës dhe rreth orës 12.30 në magjistralen Gostivar-Tetovë po lëvizte me shpejtësi 300 kilometra në orë, dhe më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: