Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu. #miresevjenTaulan