Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Stoltenberg: NATO nuk do të përfshihet ushtarakisht në Ukrainë

1 min read

NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas një takimi urgjent në Bruksel. Ai bëri të ditur se përshkallëzimi i krizës ushtarake në Ukrainë pritet pas pushtimit rus.

 

Lufta në Ukrainë do të sjellë më shumë viktima dhe shkatërrime në ditët në vijim, ditët në vijim do të jenë më keq, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm urgjent në Bruksel. Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina pa kushte. Stoltenberg vuri në dukje se të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe shtoi se kjo është “një luftë e presidentit rus Vladimir Putin që ai vetë e planifikoi dhe e shkaktoi”.

 

Stoltenberg shtoi se aleatët pajtohen që nuk duhet të ketë avionë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se nuk duhet të ketë trupa të Aleancës në tokën ukrainase. Përgjegjësia e Aleancës është të sigurojë që konflikti ushtarak në Ukrainë të mos përhapet përtej territorit të saj.