Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe t’i kthehen dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

Stoltenberg theksoi në konferencën për media se trupat e NATO-s në Kosovë së fundmi janë përforcuar me disa qindra ushtarë nga Italia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe.

“Ka ende tensione, situata është e vështirë, po e ndjekim me shumë kujdes dhe po rrisim prezencën tonë, sidomos në veri”. Mesazhi kryesor është që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë dhe të përmbahen nga retorika nxitëse”, tha Stoltenberg, transmeton Kosova Online.

By vull