Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Barcelona ka rënë dakord për një transferim prej 60 milionë eurosh

1 min read

Prej kohësh është spekuluar se  francezi Jules Kounde mund të transferohet te Barcelona. Radio Catalunya raporton se është rënë dakord për një transferim prej 60 milionë eurosh. Barcelona duhet t’i paguajë menjëherë Sevillas, klubit aktual të Koundes, 50 milionë euro dhe më pas dhjetë të tjera nëse plotësohen kushtet për shpërblimet.

Për transferimin e Koundes te Barcelona ka folur edhe Fabrizio Romano, gazetari kryesor sa i përket transferimeve. Ai ka shkruar se Sevilla dhe Barcelona ende duhet të mbyllin transfertën. Për kujtesë, marrëveshja duhet të jetë 50 milionë euro plus bonuse prej 10 milionë eurosh.