Raste pa fund për të shënuar, dominim i plotë për gjatë 90 minutave dhe dy penalti të humbura. Kështu mund të përshkruhet takimi i sotëm i Struga Trim Lum, te e cila skuadër fare i pa punë mbeti portieri Vedran Qoshevski, i cili intervenimin e parë përballë futbollistëve të Makedonija GJ.P e pati vetëm në minutën e 85-të kur ndali goditjen e Lazareviq.
Ndryshe ekipi ynë që nga fillimi morri inciativën, mirëpo rastin e parë më konkret e pati Besart Ibraimi, i cili ekzekutoi një goditje nga pika e bardhë, mirëpo duke mos arritur të realizoj.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 35-të, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Ibraimi tentoi edhe nga gjuatja e lirë, mirëpo sërish pa efekt.
Kështu pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë futbollistët tanë ishin edhe më agresiv dhe më shumë kërkues në vijën e sulmit.
Kështu vetëm pas 7 minutave jo të plota, përfituam edhe një penalti tjetër, të përfituar nga Marjan Radeski, mirëpo edhe këtë herë gaboi Ibraimi, i cili në këtë rast goditi vetëm shtyllën e djathtë.
Në minutën e 58-të pas një depërtimi të bukur të Edis Maliqit nga e djathta, Zija Merxhani tentoi me të majtën e tij, por goditja e tij u devijua nga mbrojtja mysafire.
Pasoi një periudhë në të cilën futbollistët e Makedonija GJ.P më shumë ndodheshin të shtrirë në fushën e blertë, se sa ishin të interesuar për të luajtur dhe për të rrezikuar portën tonë, në të cilën i papunë ngeli portiere Vedran Qoshevski.
Sava Radiç në minutën e 68-të tentoi me kokë, mirëpo vetëm jashtë kuadratit.
Rastin e fundit të takimit e kishte Bunjamin Shabani, fare në fund të takimit, mirëpo goditjen e tij nga jashtë zonës, portiere mysafir Stevkovski e devijoi në rivënie nga këndi.
Në fund barazim pa gola, që njëherit ishte i dyti në stinorin pranveror, pas atij ndaj Tikveshit në Kavadar.