STUDENTJA E UNT-SË PËRFAQËSON MAQEDONINË NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË ATLETIKËS

Irma Hajdari, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale – drejtimi Sport dhe Shkencat Sportive, do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës, Liga e 3-të, që do të mbahet më 25 qershor 2025 në Maribor, Slloveni.
Ajo është pjesë e ekipit përfaqësues të RMV-së, që përbëhet nga 10 atletë të përzgjedhur në disiplina të ndryshme. Irma është një prej atleteve më të mira në vend në distancat e mesme, dhe do të garojë në dy prova të rëndësishme: 800m dhe 1500m.


– 800m: 2:21.49 (Shkup, 07.06.2025)
– 1500m: 4:48.61 (Shkup, 08.06.2025)
UNT i dëshiron Irmës shumë suksese dhe jemi krenarë që përfaqësohet nga një sportiste e përkushtuar dhe frymëzuese në arenën ndërkombëtare!