Anëtarët e Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në Tetovë zhvilluan takim pune në të cilin unanimisht zgjodhën Suhejl Jonuzin për koordinator të ri në rajonin e Pollogut, në kuadër të seksionit.
Kolegu Jonuzi falënderoi kolegët për mbështetjen që i dhanë në këtë detyrë dhe tha se do të vazhdojë ti përfaqësojë interesat e kolegëve dhe kolegeve të cilët punojnë si kameramanë në mediat e këtij rajoni, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre.
Koordinatori i deritanishëm nga Tetova, Vedut Osmani ishte zgjedhur më 27 shkurt si koordinator i seksionit së bashku me Zoran Dogov, Adriana Jovanovska, Risto Mishev dhe mbetet në bashkëpunim të ngushtë me kolegët nga Seksioni i Kameramanëve.