Home / Fillimi / Svilanoviq: Vetëm referendumi i suksesshëm i Maqedonisdë do të hapë perspektivë dhe potencial të madh

Svilanoviq: Vetëm referendumi i suksesshëm i Maqedonisdë do të hapë perspektivë dhe potencial të madh

Goran Svilanoviq, ish ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë,  nga 1 janari i vitit 2013 është sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal me seli në Sarajevë, BeH. Në kërkesë të MIA-s,  Svilanoviq dërgoi porosi  deri te qytetarët e Maqedonisë për referendumin e ardhshëm në Maqedoni.

Loading...

“Gjithsesi se referendumi  është çështje kombëtare. Por, vetëm referendumi i suksesshëm do të hapë perspektivë dhe potencial të madh. Me të vetë qytetarët do të kenë mundësi  të vendosin pikë në kontestin që mbi 25 vite e bllokonte përparimin e vërtetë dhe proceset integruese në vend.

Горан Свилановиќ

Marrëveshjen që e arritën kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, sipas tij, është i guximshëm, i madh, historik dhe inkurajues për tërë rajonin, sepse jep  potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin në integrimet euroatlantike, por edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të vendit, si dhe tërë rajonit.

“Pres pas referendumit të suksesshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i operacionalizojnë konkluzionet e Këshillit Evropian për fillim të negociatave. Për pritje është procesi i negociatave të rrjedhë  me tempo solide për shkak të faktit që vendi deri tani arriti nivel të lartë të harmonizimit  në ligjvënien me BE-në.

Svilanoviq konsideron se e rëndësishme është që qytetarët ta njohin vlerën e madhe  të këtij referendumi,  duke i marrë parasysh perspektivat dhe mundësitë që i sjell Bashkimi Evropian, dhe në të të sjellin  vendim përgjegjës për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme.

“Strategjia evropiane për zgjerim e publikuar  në shkurt të këtij viti është qartë- e pamundur  ndërsa integrimi në BE  me konteste bilaterale të pazgjidhura, që do të thotë se imperativ është zgjidhja e përhershme  e problemit kompleks bilateral.

Rrjedha pozitive e referendumit dhe implementimi i tërësishëm i marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës mund t’i ndërrojnë rregullat e lojës dhe pozitivisht të ndikojnë mbi sfidat tjera  në rajon. Rrjedha pozitive do të ndikojë  edhe ndaj sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me atë, referendumi i suksesshëm do t’i lirojë kapacitetet serioze ndërkombëtare diplomatike të fokusohen dhe t’i zgjidhin edhe çështjet tjera kritike në rajon.

Loading...