Takim i frytshëm në Austri: Kryetari i Tetovës zhvillon bisedime për bashkëpunim me homologun e Hornit

Takimi ndërmjet kryetarit të Komunës së Tetovës dhe homologut të tij nga Komuna e Hornit në Austri, Gerhard Lentschig, u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese. Palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe realizimit të përbashkët të projekteve që synojnë zhvillimin ekonomik lokal të dy komunave.
Në fokus të bisedës ishin shkëmbimi i ideve, përvoja pozitive dhe inicimi i projekteve që mund të sjellin përfitime të ndërsjella. Kryetari Lentschig shprehu mirënjohjen e tij për diasporën shqiptare në Austri, duke theksuar kontributin e saj të çmuar në të gjitha proceset, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Tetovës dhe komunave evropiane, duke hapur rrugë për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete në të ardhmen.