Takim i Ngrohtë me Bashkëatdhetarët Shqiptarë në Hollabrunn të Austrisë

Hollabrunn, Austri – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me bashkëatdhetarët shqiptarë në Hollabrunn. Ai u shoqërua nga drejtori i VLEN-it, Haqim Ramadani, si dhe përfaqësuesit e VLEN-it për Austrinë, Dashmir Ollomani dhe Xhevat Xhemaili. Në takim ishte i pranishëm edhe z. Gynther Fehlinger, një mbështetës i njohur i çështjes shqiptare.
Gjatë bashkëbisedimit, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm, duke u theksuar rëndësia e diasporës si një burim i fuqishëm për zhvillimin e Tetovës dhe rajonit. Kryetari Kasami falënderoi të gjithë për mikpritjen dhe përkushtimin, duke siguruar se VLEN-i do të vazhdojë të jetë zëri dhe forca e bashkëatdhetarëve për të ardhmen.
“Takimet me bashkëatdhetarët janë gjithmonë të ngrohta, sepse ata janë njerëz punëtorë, të përkushtuar dhe me zemër plot dashuri për vendlindjen,” tha Kasami.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet diasporës dhe komunës së Tetovës, në shërbim të zhvillimit të përbashkët.