Takim online i ZMPJ Isaki me Alia El Yasir, Drejtore Rajonale e KB Gratë.

2 min read

Zëvendës ministrja e punëve të jashtme znj. Fatmire Isaki, kishte takim online me znj. Alia El Yasir, Drejtore Rajonale e KB Gratë.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth konkretizimit me KB Gratë, me fokus në promovimin e çështjeve lidhur me avancimin e barazisë gjinore, eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha segementet e shoqërisë.

“Në kontekst të rolit tonë si kryesues të OSBE-së, motoja e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ka synimim pikërisht qasjen e orientuar ndaj njerëzve, duke përfshirë të rinjtë dhe gratë” theksoi Isaki.

Duke iu referuar prioriteteve në kuadër të kryesimit tonë me OSBE, ZMPJ theksoi rëndësin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në kontekst në kryesimit tonë me OSBE-në duke bërë me dije se Ukraina gjithsesi mbetet në fokus, por rrespektimi i të drejtave të njeriut, të drejtat themelore dhe sundimi i së drejtës janë mjete kyçe për avancimin e çështjes së barazisë gjinore. “Të gjitha aktivitetet që ndërmerren duhet të jenë në pajtueshmëri më instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qëllim të ndalohet keqpërdorimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut sidomos në lidhje me kategoritë vulnerabël në të cilat bien edhe gratë” nënvizoi Isaki.

Duke folur për bashkëpunimin e deritanishëm me KB Gratë dhe aktiviteteve në pjesën e avancimit të grave Isaki theksoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me KB Gratë dhe partnerët e tjerë duke e përfshirë edhe shoqërinë civile, sidomos në pjesën e aktiviteteteve konkrete planifikuar për Konferencën e tretë të zgjeruar kushtuar gruas në politikën e jashtme në vitin 2023, organizuar nga ZMPJ”