TAKIMI I KRYETARIT AFRIM GASHI ME HOMOLOGEN E TIJ SLLOVENE URSHKA KLLAKOÇAR ZUPANÇIQ

  1. TAKIMI I KRYETARIT AFRIM GASHI ME HOMOLOGEN E TIJ SLLOVENE URSHKA KLLAKOÇAR ZUPANÇI

 

Kryetari I Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mirëpriti në vizitë zyrtare, Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, znj. Urshka Kllakoçar Zupançiq.

Delegacioni slloven u pirt me nderime të larta shtetërore, ndërsa dy homologët zhvilluan një takim sy më sy në kabinetin e Kryetarit Gashi. Në takim mes dy delegacioneve nga ana Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ishin të pranishëm Vesna Bendevska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët Musa Xhaferi, Ljupço Nikolovski, Kaltrina Beqiri, dhe Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy palëve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve, përfshirë nivelin parlamentar.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione lidhur me aspektet kyçe të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mundësitë për forcimin e lidhjeve mes dy parlamenteve. Kryetari Gashi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë vendimtare për avancimin e reformave dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

U diskutua gjithashtu për rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave dhe angazhimit të RMV për përmbushjen e kushteve të vendosura për hapjen e negociatave, duke nënvizuar se Maqedonia e Veriut është në një fazë të rëndësishme, ku përkushtimi ndaj zbatimit të ligjeve dhe ndryshimeve kushtetuese është i nevojshëm për hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve.

Gjatë takimit, kryetarja Urshka Kllakoçar Zupançiq shprehi ngushëllime të sinqerta për tragjedinë e Koçanit dhe theksoi ndihmën dhe solidaritetin e shtetit Slloven për trajtimin e pacientëve. U theksua bashkëpunimi I suksseshëm ekonomik, dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit përfshirë shkëmbimi I studentëve.

Në fund, bashkëbiseduesit shprehën angazhimin për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe për të vazhduar përpjekjet për realizimin e qëllimeve të përbashkëta në fushat e interesit të dy palëve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights