Thursday, July 25, 2024
spot_img

Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari bashkë me deputetët Halil Snopçe dhe Mimoza Musa realizoi takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu dhe me ambasadoren e Republikës së Greqisë, shkëlqesinë e saj, Sofija Filipidu.

Në takim palët u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që tashmë janë miratuar dhe pavarësisht se në dy vendet ekzistojnë qarqe që nuk pajtohet me ato marrëveshje, zbatimi i tyre duhet të jetë i obligueshëm.

Kryetari Arben Taravari potencoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Qeveria e re do të japë maksimumin për rrugëtimin evropian të vendit si dhe përforcimin e raporteve me Republikën e Greqisë si partner shumë i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT