Shefi i shtabit zgjedhor të ASH-së për zgjedhjet e 12 Prillit, Arben Taravari në vend se të fillojë fushatën duke prezentuar Programin e partisë së t’ij, ai nuk po kursen asgjë për të kritikuar oponentët e tij politik, pa ofruar ndonjë alternativë.
Pas deklarimeve të mëhershme se partia e tij, atëherë Lëvizja për Reforma e tash Aleanca për Shqiptarët, qëndron më afër ideologjikisht me VMRO-në, ai sot ka dhënë edhe një shembull tjetër që dëshmon një afërsi me partinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Përmes një postimi në fejsbuk Taravari ka paralajmëruar se do të shembë të gjitha të arriturat, një paralajmërim që ngjason me atë të kreut të VMRO-së, se gjëja nëse vjen në pushtet do të anulojë Marrëveshjen e Prespës.
Megjithatë, qytetarë çdo cikël zgjedhor kanë dëshmuar se nuk përkrahin aventura të tilla të disa aventuarierëve politik./indeks.mk/
Ja postimi i plotë i Taravarit:
“Prej 1 janarit e deri të dielën e dytë të prillit masa e popullit që do të bëj shembjen e statujave që janë ndërtuar me fatin e qindra e mijëra jetësh të pafajshme!” – ka shkruar Taravari.