Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Taravari në panikë, ndjehet i rrezikuar

2 min read

Gostivari meriton ndryshimin, asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim për arsye të keq menaxhimit në këto katër vitet e fundit dhe e shohim kërkesën e përditshme të çdo qytetari të Gostivarit për të bërë ndryshimin e duhur dhe për tu kthyer në rrugën e duhur e ajo është rruga e prosperitetit, rruga e menaxhimit të komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do t’i përkushtohet 100% Gostivarit sepse këtë e meriton Gostivari” kështu deklaroi sot në Gostivar zv/kryeministri i parë Artan Grubi ku shqetësoi kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravarin.

Pas kësaj deklarate shqetësuse për Taravarin ai reagoi menjëherë në profilin e tij në FB duke kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës por pa dhënë përgjigje se Gostivarin e pret një ndryshim.

Këta të BDI-së kanë thënë se do të sjellin ndryshimin në Gostivar. Këta që janë thinjur në pushtet, kanë 20 vjet që vetëm prishin punë, duke lënë Tetovën pa ujë, vet Zajazin pa kanalizime, këta kanë gojë të flasin për ndryshim?!?!?!” thuhet në reagimin e Taravarit.

Nga ana tjetër Zv/kryeministri i parë Artan Grubi dhe ministri i Ekonomiës Kreshnik Bekteshi ishin në përurimin e një fabrike te re e cila pritet të punësojë 200 puntorë të rajonit të Gostivarit.

Grubi dhe Bekteshi sot gjithashtu informuan se në rajonin e Gostivarit do të hapen edhe fabrika tjera ku do të punsohen edhe 300 puntorë ku numri total do të shkojë në 500 puntorë nga rajoni i Gostivarit.

Ndryshe siç duket fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale, ka filluar ku pritet të ketë shumë ndryshime në qeveresijen lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti./TS/