Të pasurit përdorin aq shumë ujë, saqë e vë gjithë botën në rrezik të mungesës së ujit
3 min read
Një studim i ri i shkencëtarëve suedezë ka zbuluar problemin e konsumit të ujit të shtresave të pasura të shoqërisë, për të cilin dihet pak dhe aq më pak flitet.
Kërkesa për ujë po rritet me një ritëm alarmues në mbarë botën, veçanërisht në zonat urbane, thonë shkencëtarët dhe argumentojnë se sasia joproporcionale e ujit të konsumuar nga më të pasurit e shoqërisë duhet të reduktohet për të siguruar ujë për të gjithë në të ardhmen.
Sipas një raporti të OKB-së, 2.4 miliardë njerëz në botë që jetojnë në qytete mund të përballen me mungesë uji deri në vitin 2050, një rritje e madhe krahasuar me 933 milionë njerëz në vitin 2016. Disa faktorë janë fajtorë për këtë rritje, duke përfshirë ndryshimin e klimës dhe rritjen e popullsisë urbane.
Në disa vende, mungesa serioze e ujit tashmë po ndodhin. Në Cape Town, Afrika e Jugut, thatësira e 2015 dhe 2018 pa që rezervuarët e ujit të qytetit ranë në vetëm 12.3% të niveleve normale.
Megjithatë, kërkesa për ujë ndikohet gjithashtu nga përdorimi joproporcional nga segmente të ndryshme të shoqërisë, sipas Universitetit Uppsala në Suedi. Për të mësuar më shumë rreth kësaj teme, shkencëtarët nga ai universitet modeluan përdorimin e ujit në grupe të ndryshme socio-ekonomike në Cape Town para dhe pas thatësirës. Hulumtimi i tyre është publikuar në revistën Nature Sustainability.
Këto grupe bazohen në regjistrimin e vitit 2020, i cili vendos 1.4% të popullsisë në elitë, 12.3% në klasën e mesme, 24.8% në klasën e mesme të ulët, 40.5% në klasën e ulët dhe 21% në popullsinë informale. Më pas ata modeluan përdorimin e ujit për pesë grupet bazuar në informacionin që ata mblodhën rreth konsumit mesatar të familjeve para dhe pas thatësirës.
Para thatësirës, njerëzit në elitën dhe shtresat e mesme të larta konsumonin 51% të konsumit të ujit të Cape Town dhe përbënin 13.7% të popullsisë. Sipas autorëve të studimit, ka disa arsye pse më të pasurit e Cape Town konsumojnë kaq shumë ujë. Shumica e tyre kanë pishina, kanë edhe kopshte të bukura që ujiten rregullisht etj. E njëjta gjë ka të ngjarë në qytete të tjera me nivele të larta të pabarazisë së ujit si Barcelona, São Paulo dhe Chennai.
Gjatë thatësirës në Cape Town, konsumi i ujit u ul, por ata me të ardhura më të ulëta ka të ngjarë të kenë probleme në ruajtjen e higjienës bazë dhe gatimit. Ka më shumë gjasa që të pasurit të kenë akses në burime private të ujit, si puse. Përdorimi i tepërt i atyre puseve mund të varfërojë akuiferët lokalë, domethënë shtresat nëntokësore të shkëmbinjve akuiferë që çojnë ujin në burime. Kjo mund t’i përkeqësojë thatësirat e ardhshme.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se nëse ndryshimi i klimës rrit temperaturën mesatare në Cape Town me 2 gradë Celsius, kjo mund të çojë në përdorimin edhe më të madh të puseve private nga më të pasurit.