Ky Maybach luksoz u drejtua nga Gaddafi dhe tani është në shitje …

vull

Në vitin 2010, Xenatec filloi të bënte versionin Coupe të Maybach, duke rezultuar në luksin Xenatec Maybach 57S Coupe.

Plani ishte të prodhoheshin 200 ekzemplarë të tillë, por u bënë vetëm tetë, dhe ekzemplari me numrin e shasisë 004 u ble nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.

Që kur Gaddafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011, ky Maybach nuk është vozitur shumë – ai ka udhëtuar vetëm 2,300 km dhe, sipas sallonit Hollandez Auto Leitner, është modeli me kilometrazhin më të ulët në botë.

Makina eshte praktikisht ne gjendje perfekte. Nën kapak ka një motor 6.0 litërsh V12 që jep deri në 612 kuaj fuqi.

Sigurisht, kjo kafshë nuk është aspak e lirë. Dikur ishte blerë nga Gaddafi për 675 mijë euro, dhe tani shitet me një çmim prej 961.950 euro.

Next Post

Ranglista e re e Webometrics: UT shënon ngritje prej 1020 vendesh dhe mban vendin e tretë në nivel nacional

Në ranglistën e Webometrics, Universiteti i Tetovës është ngjitur në pozitën e tretë në nivel nacional, ndërsa në nivel botëror Universiteti ynë ka shënuar ngritje për 1020 vende. Në vitin 2014, në ranglistën e Webometrics, Universiteti i Tetovës, në nivel botëror ka qenë në pozitën e 11344, ndërsa tre vjet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: