Zhytësit gjermanë që pastrojnë Detin Baltik nga rrjetat e hedhura të peshkimit kanë hasur në një makinë të rrallë të enkriptimit Enigma të përdorur nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore në gjirin Gelting, që besohet të jetë hedhur nga një nëndetëse e mbytur.

“Për 20 vitet e fundit kam pasur shumë gjetje emocionuese dhe të pazakonta, por kurrë nuk kam ëndërruar që një ditë të gjej një nga ‘Enigma Machines” legjendë “, tha Huber.
Ushtria naziste përdori “enigmën” për të dërguar mesazhe të fshehta, por kriptografët britanikë ishin në gjendje të deshifronin kodin, duke ndihmuar Aleatët të fitonin një avantazh në betejat detare për kontrollin e Atlantikut.
Pak para dorëzimit gjerman në maj 1945, ekuipazhet e rreth 50 nëndetëseve u urdhëruan të fundosnin anijet e tyre në Gelting Bay pranë Danimarkës, në mënyrë që të mos binin në duart e Aleatëve, por edhe të shkatërronin makineritë e enkriptimit.
Makina e gjetur do t’i dorëzohet Muzeut Arkeologjik në Schlesing.