Massachusetts do të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2035.
Shteti amerikan po ndjek hapat e Kalifornisë, autoritetet e së cilës gjithashtu kanë marrë një vendim të ngjashëm. Duke shpjeguar vendimin, guvernatori Charlie Baker tha se 27 për qind e shkarkimeve të Massachusetts vijnë nga makinat e pasagjerëve.
Qëllimi përfundimtar është drejtimi i vetëm automjeteve elektrike në rrugët e Massachusetts deri në vitin 2050.
Nëse plani zbatohet me sukses, pritet të sjellë kursime në sistemin shëndetësor shtetëror prej 295 milion dollarë në vit, pasi do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në mesin e popullatës.
Për më tepër, edhe pse makinat elektrike janë akoma më të shtrenjta se makinat me motorë me djegie të brendshme, çmimet pritet të bien dhe në të ardhmen e afërt të barazojnë çmimet e makinave me sisteme konvencionale të shtytjes.