Përdoruesit e rrjeteve sociale Instagram, Facebook dhe aplikacioni WhatsApp nuk ishin në gjendje të përdorin llogaritë e tyre në këto rrjete sonte.
Informacioni u konfirmua në Twitter nga përdoruesit në të gjithë botën.
Më shumë se 5,000 llogari në Facebook raportuan një ndërprerje të rrjetit të Premten rreth orës 5 pasdite. Përdoruesit raportojnë se kur përpiqen të identifikohen, shfaqet një dritare “gabimi”.
Gjithashtu, më shumë se 20,000 llogari në Instagram dhe 9,000 përdorues të WhatsApp nuk do të kenë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre nga 5 pasdite këtë pasdite.