Makina e vogël elektrike e qytetit Dartz FreZe Nikrob do të kushtojë 9,999 euro.
Automjete të tilla nuk janë të rralla në Kinë, dhe së fundmi kanë mbërritur në tregun evropian.


Midis tyre është Dartz FreZe Nikrob, i cili thuhet se është një nga makinat elektrike më të lira në Evropë kur arrin në dyqanet.
Prodhuesi pretendon se ky model i vogël mund të mbajë katër pasagjerë, dhe autonomia e vozitjes me një bateri të plotë është deri në 200 km. Detaje të tjera teknike ende nuk janë publikuar.
Fotot tregojnë makinën në prodhim paraprak, pjesërisht të “kamufluar” me fletë metalike dhe klientëve do t’u ofrohen disa mundësi, përfshirë një pa ndenjëset e pasme, por me një bagazh më të madh.

FreZe Nikrob bazohet në modelin Wuling Mini-EV, i cili shitet në Kinë për rreth 3,750 euro, por ka një dizajn tjetër nga versioni kinez.
Sidoqoftë, ajo që është më e rëndësishme për klientët evropianë sesa dizajni është siguria.

Prodhuesi deklaron se krahasuar me modelin kinez, FreZe Nikrob do të ketë jastëkë ajri dhe një sistem elektronik të kontrollit të stabilitetit, në mënyrë që të përmbushë rregulloret dhe standardet evropiane.
Prandaj, çmimi do të jetë dukshëm më i lartë se ai i Wuling Mini-EV në Kinë.