Tashmë mund të kaloni më lehtë mes llogarive të e-mail-it në Gmail

vull

Një alternativë tjetër është duke klikuar mbi foton e profilit dhe selektuar llogarinë e dëshiruar nga lista e plotë e tyre.

 

Sot është më e thjeshtë për të kaluar mes llogarive të ndryshme Gmail në Android që në iOS ka ekzistuar prej kohësh.

 

Android Police raportoi se versioni 2019.08.18 i aplikacioni bën të mundur kalimin mes llogarive me një të tërhequr me gisht mbi foton e profilit në krye të ndërfaqes ku gjenden llogaritë.

 

Një alternativë tjetër është duke klikuar mbi foton e profilit dhe selektuar llogarinë e dëshiruar nga lista e plotë e tyre.

 

Këtë funksion Google vazhdimisht e ka shtuar në linjën e aplikacioneve Android si Maps, Drive dhe Contacts. Por në Gmail është më e dobishme sepse shumë njerëz aksesojnë disa e-mail-e mes personaleve tek ato të punës.

 

Çuditërisht opsioni ka qenë i disponueshëm në iOS që prej muajit Mars ndërsa në sistemin operativ të Google ende jo. Opsioni po lançohet gradualisht tek përdoruesit e Play Store. /PCWorld.al/

Next Post

Kryeministri i Greqisë s’ka fuqi as aftësi të vërë kushte për shqiptarët, grekë s’ka as në Athinë e jo më në Shqipëri

Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri. Nga Spartak Ngjela Cili është ky minoritet? l.Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: