Twitter pranoi një të metë të re të sigurisë

vull

Vetëm disa javë pasi pësoi një sulm serioz të hakerave, kur u zbulua se punonjësit janë lidhja më e dobët në siguri, Twitter publikoi një tjetër lajm shqetësues.

Kompania do të informojë veçanërisht ata përdorues që janë në rrezik, shkruan portali itmagazin.

Përkatësisht, është raportuar se ekziston një krisje e sigurisë që mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve Android. Në mënyrë të veçantë, aplikacionet e palëve të treta mund të anashkalojnë rregullat e sigurisë Android përmes aplikacionit Twitter dhe të shikojnë mesazhe private që përdoruesit kanë shkëmbyer me përdoruesit e tjerë të këtij rrjeti social.

Twitter gjithashtu vuri në dukje se deri më tani nuk ka prova se kjo me të vërtetë ka ndodhur.

Problemi i sigurisë tashmë është zgjidhur për përdoruesit që përdorin versionet 8 dhe 9 të Android, që do të thotë se 96% e përdoruesve janë të mbrojtur. Katër përqind e tjerë duhet të azhurnojnë sa më shpejt aplikimet e tyre për smartphone. Ata do të informohen posaçërisht nga Twitter dhe do të marrin udhëzime për hapat e mëtejshëm.

Next Post

Kroacia po përgatit një padi kundër Hollandës për humbjet e turizmit

Sektori kroat i turizmit po konsideron ngritjen e një procesi gjyqësor kundër Hollandës mbi vendimin e kësaj  për ta vendosur Kroacinë në listën e vendeve me rrezik të lartë. Pas këtij vendimi, shumica e holandezëve ndërprenë pushimet e tyre në Kroaci, dhe pati një numër të madh të anulimeve të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: