Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

WhatsApp prezanton një ndryshim të ri, ata që ridërgojnë mesazhe nuk do ta pëlqejnë

1 min read

Aplikacioni popullor i korrespondencës, WhatsApp, në përditësimin e ri do të vendosë kufizime se sa herë një përdorues mund të përcjellë një mesazh.

Ndryshimi u vërejt nga WABAetainfo, një faqe interneti që hulumton versionet e hershme të WhatsApp përpara se ato versione të publikohen. Në versionin e fundit beta të versionit Android të aplikacionit, WhatsApp bllokoi përdoruesit nga dërgimi i një mesazhi në më shumë se një bisedë në grup. Nëse përdoruesi dëshiron ta përcjellë tekstin në bisedën e dytë apo të tretë, do të duhet ta zgjedhë atë dhe ta përcjellë sërish, sqaron VABetainfo.