Tërmet i ri fortë pranë Santorinit

Advertisement
Advertisement
Një tërmet i fortë, një tjetër në seri, me magnitudë 5.0 sipas shkallës Rihter, është regjistruar mëngjesin e sotëm në arkipelagun Dodekanez, njoftoi Qendra Evropiano-Mesdhetare e Sizmologjisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Egje, në një thellësi prej nëntë kilometrash, 144 kilometra nga Heraklioni dhe 24 kilometra nga Santorini.
Advertisement
Që nga 26 janari, në këtë zonë janë regjistruar një numër i madh tërmetesh me magnituda nga 3.5 deri në 5.2 sipas shkallës Rihter. Sipas të dhënave, janë regjistruar rreth 17.000 tërmete me një magnitudë prej një shkalle.