Tesla do të tërheqë më shumë se 475,000 makina në Shtetet e Bashkuara, sipas dokumenteve të dorëzuara tek rregullatori amerikan i sigurisë.
Kompania e automjeteve elektrike njoftoi se do të tërheqë 356.309 “Model 3” të prodhuara në periudhën 2017-2020, për shkak të problemeve me kamerën e pasme dhe 119,009 automjete “Model S” për shkak të problemeve me kapuçin.
Modeli 3 është zbuluar se dëmton kabllon e kamerës së pasme kur hapet dhe mbyllet bagazhi, gjë që mund të bllokojë pamjen e rrugës dhe të çojë në një përplasje, ka thënë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA).
Kur bëhet fjalë për afro 120,000 Model S, ata kanë probleme në lidhjen e kapuçit, gjë që mund të shkaktojë hapjen e tij gjatë vozitjes.
Sipas Reuters, numri total i automjeteve që kompania do të tërheqë është pothuajse i barabartë me numrin e makinave të dorëzuara vitin e kaluar.
Tesla kohët e fundit ishte nën hetim për lojëra në makinat e tyre, dhe kompania gjithashtu ra dakord të bllokonte një opsion të tillë.
You must be logged in to post a comment.