Tetova ndryshon rrënjësisht: Investime të mëdha në infrastrukturë nën drejtimin e Bilall Kasamit

Nën udhëheqjen e kryetarit Bilall Kasami, Tetova po përjeton një fazë të re zhvillimi me investime konkrete që prekin çdo lagje dhe rrugë të qytetit. Një nga projektet më të fundit është rikonstruktimi i rrugës “Murat Baftijari” në Çarshinë e Epërme, ku përveç asfaltimit të realizuar nga Komuna e Tetovës, janë kryer ndërhyrje të rëndësishme nëntokësore.

Ndërmarrja Publike për Ujësjellës dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë ka realizuar ndërtimin e kanalizimit atmosferik, vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kyçje të reja për çdo shtëpi, të gjitha të financuara plotësisht nga ndërmarrja.

Kjo ndërhyrje përmirëson furnizimin me ujë dhe menaxhimin e ujërave të shiut, duke garantuar kushte më të mira jetese për banorët e zonës.

Ky projekt dëshmon përkushtimin e përbashkët të Komunës dhe ndërmarrjeve publike për ta bërë Tetovën një qytet modern dhe funksional.

“Sharri” – Me qytetarët dhe për qytetarët!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights