Tetovë, debat publik për mobilitetin: Prezantohen gjetjet e para nga studimi i INSI

Nesër, e premte më 9 maj 2025, me fillim në ora 14:00, Komuna e Tetovës organizon një debat publik kushtuar studimit të mobilitetit. Ngjarja do të mbahet në sallën e Këshillit Komunal, ku do të prezantohen gjetjet e para nga analiza e kryer nga Instituti për shkencë dhe teknologji “INSI”.

Studimi synon përmirësimin e kushteve të lëvizjes në qytet dhe është një hap drejt krijimit të një Tetove më të qëndrueshme dhe të zhvilluar. Pjesë e debatit do të jenë temat që lidhen me vendparkimet e reja, rikategorizimin e rrugëve, rrugët njëkahshe si dhe çështje të tjera të rëndësishme që ndërlidhen me trafikun urban.

Komuna fton të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e sektorit civil që të marrin pjesë aktivisht në këtë debat për të kontribuar në të ardhmen e qytetit. “Të gjithë vlejmë së bashku” – thuhet në njoftimin e Komunës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights