Tetovë, Kasami: Hapësira të reja publike në bllokun urban 13

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar nga terreni për transformimin e një zone të ngarkuar me garazhe dhe prona të bllokuara publike në hapësira funksionale për qytetarët. Sipas tij, në këtë pjesë të qytetit tashmë janë krijuar vendparkime të reja dhe hapësira të gjelbërta që do t’i shërbejnë banorëve të zonës.
“Blloku urban 13 po merr një pamje krejt tjetër,” u shpreh Kasami, duke theksuar se kjo ndërhyrje është pjesë e vizionit për ta bërë Tetovën një qytet më të jetueshëm dhe më të aksesueshëm për të gjithë.