Tetovë, Komuna njofton për asfaltimin e rrugës Boris Kidriç

Komuna e Tetovës njofton se të mërkurën, më 16 prill 2025, do të fillojnë punimet për asfaltimin e njërës prej korsive të rrugës “Boris Kidriç”. Ky projekt është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e qytetarëve.
Punimet do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i banorëve dhe drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë në këtë segment të rrugës, në mënyrë që procesi i asfaltimit të zhvillohet pa pengesa dhe të përfundojë brenda afatit të parashikuar.
Nga Komuna e Tetovës theksojnë se do të ketë shenja paralajmëruese dhe ndihmë nga policia komunale për të menaxhuar qarkullimin dhe për të siguruar një rrjedhë të qetë të trafikut.
Qytetarët ftohen që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna, me qëllim që ky projekt të realizohet sa më shpejt dhe me efikasitet të lartë.
Komuna e Tetovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.