Tetovë, Ristevska – Këshilli Gjyqësor njofton inspektim për aktgjykimin e debatueshëm

Këshilli Gjyqësor ka nisur inspektim për rastin e 22-vjeçares Teodora Ristevska, e cila humbi jetën pasi u godit nga një makinë në Tetovë. Personi i akuzuar u dënua me vetëm dy vite burg, duke shkaktuar reagime të forta në opinion dhe rrjete sociale. Kryetari i Këshillit, Aleksandar Kambovski, njoftoi se është kërkuar dosja dhe nëse konstatohen mangësi, do të ndërmerren masa përkatëse.

Familja e viktimës dhe opinioni publik shprehën pakënaqësi për kohëzgjatjen dhe dënimin, duke e cilësuar vendimin si “të butë”. Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi ashpër duke e quajtur këtë rast “dështim sistematik”, dhe kërkoi që Këshilli të rishikojë aktgjykimin dhe punën e gjykatësit. Në të njëjtën linjë doli edhe ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili tha se institucionet janë të obliguara të reagojnë kur drejtësia vihet në pikëpyetje nga publiku.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights