Tetovë, vazhdon rigjykimi për zjarrin tragjik në spitalin modular – familjarët kërkojnë drejtësi

Sot në ora 09:30 në Gjykatën e Tetovës mbahet seanca për rigjykimin e rastit të zjarrit në spitalin modular ku humbën jetën 14 persona. Do të lexohen provat me shkrim nga avokatët e të akuzuarve.

Në bankën e të akuzuarve janë ish-drejtori mjekësor Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik. Ata nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit, por për “krime kundër sigurisë publike” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Seancat e radhës: 22 dhe 28 prill, ora 09:30.

Familjarët kërkojnë drejtësi dhe hetim të ri për zbulimin e fajtorëve të vërtetë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights