Thaçi në Click plus: Ata që shpallën 61 deputet duhet të përgjigjen çfarë qëndrimi do kishin sot me Të Majtën
1 min read
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 pyeti se cili do të ishte qëndrimi i asaj qeverie ndaj sulmit rus ndaj Ukrainës, nëse qeveria do të kishte ndryshuar dy muaj më parë.
“Shumica e re prej 61 deputetësh është shpallur dy muaj më parë. Imagjinoni pozicionin tonë për çështjen ruse tani. Një qeveri me Mickoskin, me Taravarin dhe të majtën?
“Çfarë qëndrimi do të kishim ndaj çështjes ruse duke ditur pikëpamjet publike të këtyre figurave politike”, shtoi Thaçi.
Ai thotë se ata politikanë shqiptarë që shpallën atë ditë 61 deputetë duhet të përgjigjen se çfarë qëndrimi do të kishin me të Majtën ndaj tyre.