Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

The Guardian: Rusët e pasur po përdorin Serbinë për të anashkaluar një ndalim udhëtimi në BE

1 min read

Rusët e pasur po përdorin Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian “nëpërmjet një dere të vogël” dhe për të shmangur ndalimin e fluturimeve për dhe nga Rusia të vendosur nga BE-ja, shkruan gazeta britanike Guardian.

Air Serbia raportohet se ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë për të përmbushur kërkesën në rritje pasi Brukseli ndaloi aeroplanët rusë të hyjnë në hapësirën ajrore të BE-së për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët e BE-së dhe britanikëve, raporton Guardian.

“Serbia nuk është anëtare e BE-së dhe ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por avionët e saj mund të fluturojnë drejt BE-së, duke e bërë atë të vetmin korridor ajror evropian të hapur për Rusinë,” tha Forwardkis, një kompani që analizon të dhënat e udhëtimit. referuar nga Guardian.