Thirrje për rekrutime në Forcat e Armatosura, afati deri më 31 mars

Advertisement
Advertisement
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e thirrjes për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Hapet thirrja. Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025”.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar. Për më shumë informacion mbi kriteret e pranimit dhe procedurat e aplikimit, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ose të kontaktojnë zyrat përkatëse të rekrutimit.
Advertisement
Kjo nismë synon të forcojë radhët e Forcave të Armatosura me individë të rinj dhe të motivuar, të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të kontribuar në sigurinë kombëtare.