Tiranë, Begaj – Presidenti pret Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në vizitën e parë në rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar në Tiranë Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, në kuadër të vizitës së tij të parë në rajon që prej marrjes së detyrës. Presidenti e uroi admiralin për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë si destinacionin e parë në Ballkan.
Në deklaratën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin jetik të NATO-s për paqen dhe sigurinë në rajon, duke theksuar rëndësinë e misionit KFOR në Kosovë dhe nevojën për mbështetjen e saj ndërkombëtare. Ai theksoi se uniteti brenda Aleancës është thelbësor: “Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike për rajonin tonë”.
Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu rritjen e buxhetit për mbrojtjen, modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përfshirjen më të madhe të Shqipërisë në misionet e NATO-s. Ai përmendi edhe projektet infrastrukturore strategjike si Korridori VIII dhe Porto Romano, të cilat pritet të rrisin ndërlidhjen dhe lëvizshmërinë ushtarake në rajon.Set featured image