Tiranë, EPC mban për herë të parë samitin në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria do të presë më 16 maj 2025, në Tiranë, Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku pritet të mblidhen 47 krerë shtetesh ose qeverish së bashku me drejtues të institucioneve më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare.

Ky samit përbën një moment historik, pasi është hera e parë që një takim i tillë i EPC-së organizohet në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë vëmendjen evropiane në zemër të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, prezantoi mesazhin e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili nënvizoi rëndësinë e EPC-së si një organizatë që bashkon kombet demokratike evropiane rreth vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimit në fusha si siguria, energjia, transporti dhe lëvizja e lirë e njerëzve.

“Krenari për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”, u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se përzgjedhja e Shqipërisë për të pritur këtë ngjarje madhore është dëshmi e respektit dhe vlerësimit që vendi ka fituar në skenën evropiane.

Ky samit simbolizon jo vetëm një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe një konfirmim të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të saj në të ardhmen politike të Evropës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights